top of page

36-vjeçari shpallet në kërkim pasi dhunoi një 54-vjeçar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim në kryeqytet, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 54-vjeçari. I lënduari është goditur me sende të forta nga autori dhe ka marrë plagë që kërkojnë mjekim.


Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin J. K., 36 vjeç.


Ai dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta 54-vjeçarin.


Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page