top of page

E FUNDIT: AKSIDENT I RËNDË/ 6 të plagosur!

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i trefishtë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi (20 prill). Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”.


Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Informacion paraprak


Rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.


Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page