5 gola, 4 asiste dhe një aventurë e re, sulmuesi largohet nga Korça
- 19 hours ago
- 1 min read
Iliria ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Foti Çuçka.
Futbollisti 22-vjeçar vjen pas një sezoni pozitiv me Skënderbeun, ku në 21 ndeshje në Kategorinë e Parë arriti të shënonte 5 gola dhe të dhuronte 4 asiste, ndërsa realizoi edhe 2 gola në Kupën e Shqipërisë.
Çuçka pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës së Ilirisë, e cila synon të ketë një sezon sa më konkurrues.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi ka qenë pjesë edhe e Luzit, ndërsa tashmë do të nisë një aventurë të re me fanellën e ekipit Fushë-Krujas.
“KORÇA BOOM”
















