SKËNDERBEU me projekt madhor/ Rinovojnë tre lojtarë për 3 vite!
- 22 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu duket se përveç afrimeve të reja në këtë merkato vere, po punon edhe për rinovimet.
Lajmi më i irë vjen pak momente më parë nga klubi bardhekuq, teksa njëkohësisht kanë firmosur tre lojtarë që kanë vite të tëra me Skënderbeut. Marko Alia, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari, janë treshja e futbollistëve që kanë firmosur për Skënderbeun edhe për 3 vite të tjera.
Një lajm ky shumë pozitiv për skuadrën, duke treguar qartë që ka një project afatgjatë dhe me ambicje të mëdha.
Ja njoftimi I klubit Skënderbeu:
Marko Alia, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari kanë rinovuar kontratën dhe do jenë pjesë e KF Skënderbeu edhe për 3 vitet e ardhshme.
Suksese!
“KORÇA BOOM”
















