top of page

7-vjeçari humb jetën në mënyrë tragjike, ja masa e sigurisë për Petri Bozon

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Sipas dëshmive të dhëna nga dëshmitarët okularë, 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar më parë motrën në shkollë, kur ndodhi ngjarja tragjike.


Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, regjisori Petri Bozo, ka deklaruar në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën, pavarësisht se po lëvizte me shpejtësi të ulët. Sipas dëshmisë së tij, ai kishte përshëndetur edhe një efektiv policie pak çaste para përplasjes fatale.


Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për regjisorin, i cili akuzohet për aksidentin tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari.


Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërsa opinioni publik është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page