top of page

Korçë/ 8 muaj pa fëmijë, 14 punonjës vazhdojnë të marrin paga

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 minutes ago
  • 1 min read

Nga një komunikim telefonik me drejtoreshën e Shtepisë së Fëmijës në Korçë mësohet se prej 8 muajsh institucioni nuk ka më asnjë fëmijë, ndërsa struktura e punonjësve mbetet e pandryshuar, 14 punonjës vazhdojnë të marrin pagat çdo muaj.


Drejtoresha pretendon se disa punonjës janë dërguar të ndihmojnë në institucione të tjera, përfshirë edhe kuzhinieren. Megjithatë, kur pyetet nëse ata janë nën varësinë e saj apo të institucioneve ku shkojnë, ajo shmang përgjigjen duke thënë: “Unë drejtoj institucionin këtu”.


Sa i përket fondit të pagave, drejtoresha nuk jep shifra. Gazetarët e “Fiksit” i janë drejtuar për një përgjigje zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, por nuk ka pasur asnjë reagim.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page