top of page

A do të ketë bonuse për pensionistët? Malaj: Nuk janë parashikuar në projektbuxhetin 2026, vendimi do varet nga rritja ekonomike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 11, 2025
  • 1 min read

Gjatë mbledhjes së djeshmetë Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët do të përfitojnë bonus në fund të vitit të ardhshëm.


Në përgjigje, ministri Malaj tha se një bonus i tillë nuk është parashikuar në projektbuxhetin për vitin 2026, por shtoi se mundësia për dhënien e tij do të varet nga performanca e ekonomisë.


“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar, por me akt normativ, nëse rritja ekonomike e justifikon, do ta japim bonusin,” – deklaroi Malaj./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page