top of page

A*më dhe kok*inë, arrestohet 42 vjeçari

  • Apr 10
  • 1 min read

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 42-vjeçar, të cilit iu gjet armë zjarri pistoletë në hotelin ku qëndronte.


Në pranga ka rënë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.


Policia njofton se në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.


Arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë u sekuestruan nga policia./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page