A*më dhe municion të fshehur brenda banesës, arrestohet 51-vjeçari në flagrancë
- 17 hours ago
- 1 min read
Policia e Kamzës ka arrestuar në flagrancë një 51-vjeçari, i cili mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij. Prangosja e tij u realizua pas marrjes së informacionit se shtetasi A.P. posedonte armë në rrugën “Besim Cera”.
Gjatë kontrollit të banesës, policia sekuestruar një pistoletë dhe municion luftarak.
Armët dhe municioni i ishin fshehur brenda banesës, ndërsa shtetasi u vu menjëherë në pranga.
Materialet dhe provat e mbledhura i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme./ Oranews



















