Acari shkakton atak kardiak/ Mjekët lëshojnë ULTIMATUMIN: Kujdes! Mos bëni këtë gjë…
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Ulja e ndjeshme e temperaturave në shumë vende disa gradë nën zero, shton edhe rrezikun për atak në zemër.
I ftohti sipas ekspertëve vendos nën presion zemrën dhe ngushton enët e gjakut.
Kardiologu Ermir Tafaj pohoi se më të rrezikuar janë pacientët që kanë probleme të zemrës.
Në këto kushte, mjeku apelon që të bëhet kujdes nga të gjithë pacientët me problem të zemrës dhe enëve të gjakut të cilët duhet të qëndrojnë në ambiente të ngrohta. Por, edhe ata që besojnë se janë të shëndetshëm, dhe nuk kanë kryer ekzaminime së fundmi duhet të bëjnë kujdes, veçanërisht në momentet që punojnë në të ftohtë dhe sforcohen.
Kardiologu rekomandon që të mos neglizhohet asnjëherë një dhimbje gjoksi, e cila mund të zgjas qofte edhe pak sekonda dhe pushon në momentin që ndalojmë punën apo futemi në mjedise të ngrohta.
“KORÇA BOOM”



















