top of page

Agustin Kola në luftë me shëndetin reagon FSHF: “Jemi me ty!”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, Agustin Kola, ndodhet prej disa ditësh i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të problemeve shëndetësore.


Ish-sulmuesi legjendar i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare po kurohet për shkak të ulçerave në stomak. Burime pranë QSUT bëjnë me dije se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai po i përgjigjet pozitivisht terapisë, por do të qëndrojë ende për disa ditë nën vëzhgimin e mjekëve.


Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj, FSHF i uron Kolës shërim të shpejtë dhe i shpreh mbështetjen në këto ditë të vështira.


"Federata Shqiptare e Futbollit i uron shërim të shpejtë ish-futbollistit legjendar të Kombëtares, Agustin Kola, i cili po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Forca Agustin, jemi të gjithë me ty!", shkruhet në deklaratën e FSHF-së.


Kola, një nga emrat më të dashur për tifozët shqiptarë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin vendas, si lojtar dhe si trajner, duke qenë për vite me radhë një simbol i skuadrës bardheblu.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page