top of page

Akademia e “Metalist 1925” goditet nga sulmi ajror në Ukrainë/ ku janë katër futbollistë nga Superliga shqiptare dhe një ish-lojtar i Skënderbeut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ukrainë, ku akademia e klubit futbollistik “Metalist 1925” është dëmtuar si pasojë e një sulmi ajror. Rreth orës 06:00, gjatë një sulmi ajror të forcave ruse, një dron i llojit “Shahed” goditi zonën e fushave stërvitore të klubit, të cilat ndodhen në ambientet e Kolegjit Olimpik Profesional “Ivan Poddubny”, i cili bashkëpunon ngushtë me klubin.


Si pasojë e goditjes, shpërtheu një zjarr në kompleksin sportiv, por fatmirësisht flakët u neutralizuan shpejt nga shërbimet e emergjencës dhe nuk pati raportime për të lënduar në njerëz.


Çka e bën këtë ngjarje më shqetësuese për publikun shqiptar është fakti se, sipas burimeve të afërta me klubin, në akademinë e “Metalist 1925” aktualisht stërviten katër futbollistë shqiptarë qëkanë pjesë e klubeve të Superligës shqiptare, të cilët ndodhen atje .


Gjithashtu, në akademi ndodhet edhe një emër i njohur për futbollin shqiptar: Ermir Rashica, ish-lojtar i Skënderbeut të Korçës. Rashica, i cili dikur ka qenë pjesë e klubit korçar në Kategorinë Superiore.

"KORÇA BOOM"

ree




bottom of page