top of page

Tragjedi: Dy prindër dhe dy fëmijë me autizëm gjetën të pajetë në shtëpi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë Perëndimore, pasi dy prindër dhe dy djemtë e tyre adoleshentë me autizëm janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në një lagje elitare të Perth-it.


Trupat e Jarrod Clune, 50 vjeç, Maiwenna Goasdoue, 49 vjeç, si dhe të djemve të tyre Leon, 16 vjeç, dhe Otis, 14 vjeç, u gjetën në shtëpinë familjare në Mosman Park. Të dy fëmijët vuajnë nga autizmi i rëndë dhe janë joverbalë, raportoi The Sun.


Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 08:15 të mëngjesit të së premtes nga një punonjëse kujdesi, e cila vizitonte familjen rregullisht, por nuk kishte arritur të kontaktonte me ta. Ajo gjeti pranë banesës një shënim paralajmërues që këshillonte të mos hynte brenda dhe udhëzonte që të njoftohej policia.


Brenda shtëpisë, policia gjeti të pajetë katër anëtarët e familjes, si dhe dy qentë dhe një mace. Autoritetet thanë se vdekjet nuk dukeshin të dhunshme dhe nuk ishin përdorur armë, ndërsa trupat u gjetën në pjesë të ndryshme të banesës.


Të shtunën u zbuluan edhe një shënim i dytë dhe një letër, që ndihmuan hetuesit të konkludojnë se bëhej fjalë për një vrasje të dyfishtë të ndjekur nga vetëvrasja. Sipas mediave lokale, letra përmbante gjithashtu detaje mbi planifikimin e financave të familjes, duke sugjeruar se prindërit kishin vendosur t’i jepnin fund jetës së tyre dhe të fëmijëve të tyre.

"KORCA BOOM"


bottom of page