AKSIDENT/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime
4 hours ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Mbrostar Ura.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.
Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















