top of page

AKSIDENT/ Dy të lënduar nga përplasja e mjeteve, policia nis hetimet

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e Kaninës, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.


Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve edhe një grua me banim në Elbasan. Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.


Burimet mjekësore konfirmojnë se të lënduarit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page