P*agoset me th*kë një grua, ende mister rrethanat e ngjarjes
- 7 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e dhunshme është raportuar në qytetin e Delvinës, ku një grua është goditur me thikë.
Viktima është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk ka informacion të plotë për gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërkohë, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur dinamikën e incidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në plagosjen e gruas.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me rrethanat dhe personat e përfshirë.
“KORÇA BOOM”
















