Aksidenti tragjik, identifikohet i riu që humbi jetën
- 2 hours ago
- 1 min read
Detaje të reja janë bërë të ditura për aksidentin tragjik ujor të ndodhur sot në det, mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku një i ri humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji, ndërsa i plagosuri është Uran Marku.
Sipas informacioneve paraprake, në gomone ndodhej një grup të rinjsh, ndërsa gjatë lëvizjes dy prej tyre kanë rënë nga mjeti lundrues.
Dy të rinjtë dyshohet se janë goditur nga helika e gomones. Përplasja rezultoi fatale për Klaus Gjergjin, ndërsa Uran Marku mbeti i plagosur dhe u transportua për të marrë ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Pritet që Policia të japë më shumë detaje në vijim lidhur me mënyrën se si ndodhi ngjarja dhe shkaqet që çuan në rënien e dy të rinjve nga gomonia.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.
“KORÇA BOOM”
















