AKSIDENT/ Makina përplaset me murin mbrojtës, plagoset 45-vjeçarja
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Një aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës, në zonën e Melanit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me murin mbrojtës anës rrugës.
Mësohet se në automjet udhëtonin babë e bijë. Gruaja, me iniciale S.D., 45 vjeçe, ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar drejt spitali në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Sakaq, babai i saj ka marrë mjekim në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















