top of page

Zbardhen detaje nga ngjarja në Maliq/ Kush është mësuesi që humbi jetën

  • 4 days ago
  • 1 min read

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Alban Bejleri, banues në rrethin e Devollit dhe i punësuar në shkollën e fshatit Marjan, dyshohet se ka pësuar infarkt menjëherë pas përfundimit të procesit mësimor.


Burime bëjnë me dije se, teksa po shkonte drejt automjetit të tij, ai është rrëzuar në rrugë, ku edhe ka ndërruar jetë.


Për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë, transportimi i trupit drejt morgut të spitalit të Korçës është kryer me vonesë.


Ndërkohë, policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, e cila dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page