AKSIDENT/ Nga përplasja e dy automjeteve mbeten 4 të pl*gosur, dy në gjendje të rëndë
top of page

AKSIDENT/ Nga përplasja e dy automjeteve mbeten 4 të pl*gosur, dy në gjendje të rëndë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të dielë në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete.


Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.


Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.


Nga verifikimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page