top of page

NGJARJE E RËNDË/ Ndërron jetë i moshuari duke konsumuar kafen në lokal

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm, një i moshuar ka ndërruar jetë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, kur i moshuari S. P., 73 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali.


Sipas informacionit paraprak, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, ndërsa i ndjeri ka qenë duke konsumuar kafen.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përgatitur raportin përfundimtar.


“Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.


Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”, sqaroi policia vendore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page