top of page

AKSIDENT/ Përplasen dy automjete. Një prej shoferëve në gjendje të rëndë

  • Jun 2
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kaninës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.


Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur në gjendje të rëndë.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda tij.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page