top of page

AKSIDENT/ Shoferi përplas me makinë këmbësoren 49-vjeçare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.


Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me inicialet G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë.


Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtories Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page