top of page

AKSIDENT/ “Audi” përplas nënën me foshnjën 3-muajshe në krahë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”.


Një automjet tip “Audi” ka përplasur një grua, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë foshnjën e saj 3-muajshe.


Foshnja fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa nëna ka marrë lëndime të lehta.


Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.


Për momentin, nuk ka të dhëna për persona të tjerë të lënduar nga aksidenti.

“KORÇA BOOM”


bottom of page