top of page

Aksident/ Audi përplaset me shtyllën, drejtuesi në gjendje të rëndë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 1
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në daljen jugore të Lushnjës, ku një automjet tip Audi është përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrethrrotullimin e Savrës.


Mjeti drejtohej nga A. B, i cili humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi duke goditur shtyllën e ndriçimit rrugor. Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.


Sipas burimeve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk ka vënë re rrethrrotullimin ndërsa po dilte nga qyteti i Lushnjës, duke hyrë drejt e në aksin kryesor rrugor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page