top of page

Shpërndanin doza kok*ine/ Katër të arrestuar

  • 6 hours ago
  • 2 min read

Policia e Beratit ka finalizuar një operacion antidrogë, ku është goditur një grup që shpërndante droga të forta.


Si rezultat janë vënë në pranga 3 pjesëtarë të grupit si dhe për një tjetër është caktuar masa arrest shtëpie.


Të katërt këta persona siguronin dhe shisnin doza kokaine në lagje të ndryshme të Beratit.


Nga operacioni, blutë e Beratit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provs materiale lënëdë narkotike kokainë, celularë dhe një automjet.


Njoftimi i policisë


Berat/Si rezultat i një hetimi 6-mujor, finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Prova”.


Goditet një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat.


Vihen në pranga 3 pjesëtarë të grupit.


Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër pjesëtar.


Sekuestrohen sasi lënde narkotike Kokainë, 7 celularë dhe 1 automjet.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi të kryer për 6 muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të cilët në mënyrë të organizuar, shitnin droga të forta, në doza, në Berat, finalizuan operacionin e koduar “Prova”.


Në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, u ekzekutuan në bashkëpunim me forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”:


-masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç;


-masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin K. S., 18 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Çlirim”.


Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se 4 shtetasit siguronin dhe shisnin në doza, lëndë narkotike (kryesisht Kokainë), në lagje të ndryshme të qytetit.


Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, si dhe në automjetin e 46-vjeçarit, u gjet sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./ CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page