top of page

Aksident dhe fluks i lartë mjetesh/ Çfarë po ndodh në rrugën për në Librazhd?

  • Feb 14
  • 1 min read

Qarkullimi në aksin nga Tuneli i Krrabës drejt Librazhd është rënduar ndjeshëm këtë të shtunë, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe vonesa për drejtuesit.


Sipas raportimeve, fluksi i lartë i mjeteve, i kombinuar me ndërhyrje të herëpashershme në rrugë, ka vështirësuar qarkullimin në këtë segment. Situata është përkeqësuar pas një aksidenti në zonën e Labinot Fushë, ku janë përfshirë dy automjete dhe dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë.


Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Policia është në vendngjarje, duke punuar për normalizimin e trafikut dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page