top of page

AKSIDENT fatal/ Vetura përplaset me kamionin, ndërron jetë drejtuesi

  • 1 day ago
  • 1 min read

Policia e njofton se: "Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.


Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit".

“KORÇA BOOM”


bottom of page