top of page

Aksident fatal, 78-vjeçari ndahet nga jeta/ Pamjet nga vendi rrëqethin

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premte në hyrje të qytetit të Shkodër, në lagjen “Liria”.


Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Haki Bajrami, 78 vjeç, i cili dyshohet se është përplasur nga një kamion teksa lëvizte në këmbë anës rrugës.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., e ka goditur për vdekje të moshuarin.


Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia e Shtetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Pamjet nga vendi i aksidentit janë tronditëse, ku në rrugë kanë mbetur sendet personale të të moshuarit, mes tyre një këpucë dhe disa para, që dyshohet se i kishte fituar me shumë mund. Ky detaj ka shtuar edhe më shumë dhimbjen për humbjen e jetës së 78-vjeçarit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page