top of page

Aksident fatal, bilanc i rëndë me dy humbje jete

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Kabash–Porocan, në bashkinë Gramsh, pranë fshatit Bardhan. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.


Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimeve në zonat rurale: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.


Mësohet se mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.


Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

"KORCA BOOM"


bottom of page