top of page

Aksident fatal: Humb jetën drejtuesi i motorit pas p*rplasjes

  • May 4
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Berat–Otllak, ku një motomjet është përplasur me një automjet, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të motorit.


Viktima është identifikuar si Ardian Azemi, rreth 60 vjeç, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes së fortë.


Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit.


Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.


Aksidenti ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te siguria rrugore dhe nevoja për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve në akse të tilla.

“KORÇA BOOM”


bottom of page