top of page

AKSIDENT/ Humbet kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, një i lënduar

Jun 3
1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.


Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page