top of page

Aksident i rëndë/ Plagosen 4 persona, një në gjendje të rëndë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Peshkopia ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e përplasjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë.


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.


Në njërën nga makinat udhëtonin 3 shtetas kosovarë, ndërsa në automjetin tjetër një i ri nga Peshkopia.


Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Peshkopia ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e përplasjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Tre shtetasit kosovarë po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Peshkopisë.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë mund të kenë qenë faktorët kryesorë të përplasjes./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page