top of page

Zjarri te farmacia 10, arrestohet menaxherja e marketit dhe administratori i pallatit

  • 2 days ago
  • 1 min read

Lidhur me ngjarjen e djeshme të përfshirjes nga flakët të pallatit në kompleksin pranë farmacisë 10, policia ka arrestuar menaxheren e Big Marketit që ndodhej poshtë pallatit.


Sipas burimeve, i arrestuar gjithashtu është administratori i pallatit. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Armand Lilo, administrator i kompanisë “Arlis”.


Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat emergjente. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë, të cilat po mbështesin operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.


Si pasojë e tymit të dendur, 4 persona, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.


Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, në aksin e “5 Majit”, përballë QSUT-së. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë qenë aktive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page