top of page

LAJMI FUNDIT/ 3 arrestime në Korçë. Grushte në Cangonj. Në Maliq 42-vjeçari dhunon bashkëshorten

  • 2 days ago
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 2, Korçë, bëjmë me dije se:


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 18 vjeç dhe 3 shtetas të mitur, banues në Korçë (dy prej tyre 17 vjeç, tjetri 15 vjeç).


Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shtetasi A. P. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një send i fortë (dru) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi është kapur jashtë banesës së tij, nga e cila ka dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Mborje”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Dh. M., 56 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht një 70-vjeçar.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Th. F., banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page