AKSIDENT I RËNDË/ Përmbyset mjeti bujqësor! Humb jetën 63-vjeçari
- 2 hours ago
- 1 min read
Një 63-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të regjistruar të hënën në fshatin Grekan, në Elbasan. Policia bën me dije se viktima ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor dhe si pasojë mjeti është përmbysur. Fatkeqësisht nga plagët e marra 63-vjeçari ja ndërruar jetë.
“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan . Më datë 16.03.2026, shtetasi E. B., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor që drejtonte në fshatin Grekan, dhe si pasojë mjeti është përmbysur. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi E. B. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ Euronews
“KORÇA BOOM”
















