Aksident i rëndë disa të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së fortë, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















