top of page

AKSIDENT I RËNDË/ Makina përplaset me kamionçinën, 4 të plagosur

  • May 27
  • 1 min read

Një aksident i rëndë automobilisitik ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku një automjet tip “Tiguan” me targa të Kosovës mësohet se është përplasur me një kamionçinë të vogël.


Paraprakisht raportohet se nga përplasja e fortë mes dy mjeteve, kanë mbetur të plagosur 4 persona, 3 prej të cilëve udhëtonin në automjetin “Tiguan”.


Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionçinës.


Sakaq thuhet se autoritet ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.


Pritet të dalin detaje të reja në vijm./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page