Aksident i rëndë, makina përplaset me motorin, plagosen dy persona
- 7 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Golem, ku një automjet është përplasur me një motor që ishte në lëvizje.
Si pasojë e përplasjes, dy personat që udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve.
Më pas, të dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë trajtim të specializuar.
Njëri prej tyre, një i ri, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe, sipas të dhënave paraprake, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve të përfshira në përplasje.
“KORÇA BOOM”
















