Po instalonte linjën e internetit, punonjësi bie nga lartësia dhe përfundon në spital
- 7 hours ago
- 1 min read
Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e sotme, ku një punonjës i kompanisë së telekomunikacionit One Albania ka rënë nga lartësia e një shtylle.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, teksa punonjësi dyshohet se ishte duke kryer punime për instalimin e një linje interneti.
I dëmtuari është shtetasi Isuf Dauti, rreth 50 vjeç. Pas rënies, ai është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të plota për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në rënien e punonjësit nga shtylla.
“KORÇA BOOM”
















