Aksident i rëndë në Bilisht, raportohet për një viktimë
- Korca Boom
- Oct 2, 2025
- 1 min read
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë paradite në afërsi të fshatit Kapshticë, në Bilisht.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një pasagjer ka humbur jetën, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















