Aksident i rëndë/ Përmbyset automjeti, pl*gosen tre persona në Porto Palermo
4 hours ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 05:00, kur shërbimet janë njoftuar për një automjet që kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.
Me mbërritjen në zonë, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre të dëmtuarit janë transportuar me ambulanca drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të tre personave.
“KORÇA BOOM”
















