Aksident i rëndë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe bie në humnerë, ndërron jetë
3 hours ago
1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar, në njësinë administrative Sevaster të Bashkisë Selenicë (Vlorë).
Shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme kondrinore.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















