top of page

Lëvizje në Policinë e Korçës, emërohet shefi i ri i Qarkullimit

7 minutes ago
1 min read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Korçës. Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar në krye të Sektorit të Qarkullimit Rrugor, duke zëvendësuar Klemend Pikulin, i cili e drejtonte këtë sektor prej më shumë se dy vitesh.


Skënder Hita ka bërë ndryshime në strukturat e Policisë së Korçës, duke sjellë një drejtues të ri në krye të Qarkullimit Rrugor.


Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë. Ai vjen në këtë detyrë pasi ka drejtuar të njëjtin sektor në Berat.


Gjonmarku zëvendëson Klemend Pikulin, i cili ka mbajtur drejtimin e Qarkullimit Rrugor në Korçë për më shumë se dy vite.


Pikuli nuk largohet nga strukturat e Policisë së Shtetit. Ai është emëruar në një detyrë të re pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page