Shi, breshër dhe rënie temperaturash, moti kthen ‘faqe’ sot!
4 hours ago
1 min read
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh afatshkurtra dhe vranësirash mesatare deri të dendura.
Temperaturat maksimale do të pësojnë rënie dhe do të luhaten nga 19 deri në 33 gradë Celsius.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin. Kryesisht gjatë orëve të pasdites priten shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër, veçanërisht në zonën lindore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje dhe me shpejtësi mesatare 5 m/s. Në zonat malore, lugina dhe bregdet, shpejtësia e erës do të arrijë herë pas here deri në 11 m/s.
“KORÇA BOOM”
















