top of page

Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd, plagosen dy adoleshentë me motoçikletë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të enjte në aksin kombëtar Prrenjas–Librazhd, në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.


Si pasojë e përplasjes, dy të rinjtë që udhëtonin me motoçikletë kanë mbetur të plagosur rëndë, duke pësuar fraktura të shumta në trup. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për dy adoleshentë, njëri banues në Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.


Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.


Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page