Aksident i rëndë në Starovë / Makina përplas këmbësoren, vajza në spital
- Feb 14
- 1 min read
Një aksident rrugor është shënuar në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, në Pogradec, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Raportohet se ajo ka pësuar goditje në kokë dhe fraktura të tjera, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me dinamikën e plotë të ngjarjes.
"KORCA BOOM"
















