Aksident i rëndë, përplasen dy makina/ 4 të plagosur
- Mar 26
- 1 min read
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Rruga e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës me Harqe, ku janë përplasur dy automjete, një minikuper dhe një automjet tip “Golf 6”. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime, mes tyre edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve. Ajo është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Gjendja e tyre për momentin raportohet e qëndrueshme, pa rrezik për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, duke përfshirë shpejtësinë e mjeteve, kushtet e rrugës dhe çdo faktor tjetër që mund të ketë kontribuar në ngjarje.
“KORÇA BOOM”
















