Aksident i rëndë që në mëngjes, plagosen 3 persona: Një prej tyre në gjendje kritike
- Korca Boom
- Jan 24
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas burimeve nga vendngjarja, raportohet njëri prej të lënduarve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit-Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, të cilat kanë kryer dokumentimin e ngjarjes dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















