top of page

AKSIDENT/ Makina përplaset me urbanin

4 hours ago
1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën “Bardhyl”.


Mësohet se drejtuesi i një automjeti, i cili po lëvizte me shpejtësi, është përplasur me një urban. Si pasojë e përplasjes, urbani ka goditur më pas edhe një motor që ishte i parkuar.


Shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga blutë e kryeqytetit.


Deri në këto momente, nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page